Barrierat tregtare Shqipëri – Kosovë

2017-07-04 4

Pas dy dekadash retorikë dhe përpjekjesh, krijimi i një tregu të përbashkët Shqipëri ? Kosovë ka mbetur vetëm në letrat e disa dhjetëra marrëveshjeve që janë nënshkruar mes tyre. Historia e një biznesi shqiptar, që thotë se e ka më të thjeshtë të çojë mallra në Francë e madje edhe në Irlandë, e ilustruon qartë situatën e tregtisë mes dy shteteve.

Tregtarët në Kosovë thonë se Serbia është duke bërë investime të mëdha për të futur në tregun shqiptar prodhimet e veta.

Mentalitetin e të bërit tregti mes dy vendeve dhe barrierat e shumta, i pranojnë edhe zyrtarë të të dy shteteve.

Gjatë vitit 2016-të investimet shqiptare në Kosovë ishin 28 milion euro, nga 40 që shënuan në 2015-ën. Ulje pësuan edhe ato kosovare në Shqipëri. (grafik) Pavarësisht masave të marra deri tani, lehtësimi i procedurave nuk ka sjellë rritje të shkëmbimeve tregtare, përveç krijimit të një dhome të përbashkët ekonomike e cila deri më sot nuk është mbledhur asnjëherë.

Tv Klan