Ora News – Veliaj inspekton punimet në shkollën e re në Kombinat, gati në shtator

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryebashkiaku Veliaj inspektoi punimet për shkollën e re ?Betim Muço? në Kombinat që do të presë në shtator 1200 nxënës. Por përveç heqjes së mësimit me dy turne, Veliaj ka prezantuar edhe projektin e tij ambicioz në Kombinat, ndërhyrje e ngjashme me atë të Pazarit të Ri. Politikisht konsensusin mes mazhorancës aktuale, Veliaj e sheh pozitive edhe në punët e nisura për zhvillimin e qytetit.
1200 nxënës të zonën e Kombinatit do ta nisin vitin e ri shkollor në ambjentet terësisht të rikonstruktuara. Bashkia e Tiranës ka një projekt ambicioz përsa i takon institucioneve arsimore, ndërtimin e 20 shkollave të reja për të shmangur situatën aktuale të mësimit me dy turne.
?Dua të falenderoj Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë e Arsimit të rrethit të Tiranës sepse kemi rënë dakord që në shkollat e reja të sjellim mësuesit më të mirë. Nuk mjafton të sjellim vetëm cilësi infrastrukture, terrene sportive, klasa dhe laboratorë të mirë, por edhe mësuesit më të mirë të Tiranës. Ndaj në 1 shtator, kur të hapet kjo shkollë, do të ketë edhe mësuesit më të mirë të Tiranës?, tha Veliaj.
Në Kombinat, bashkia parashikon një tjetër ndërhyje të ngjashme me atë të Pazarit të Ri që do të transformonte zonën dhe do ta kthente atë në një poliqendër të kryeyqytetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-inspekton-punimet-ne-shkollen-e-re-ne-kombinat-gati-ne-shtator/