Meta: Zgjedhjet s’janë për opozitën, por për qytetarët

2017-07-04 0

Darka me bashkëkryetarin e koalicionit, duket se ka ndikuar në këndvështrimin e Ilir Metës për zhvillimin e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Në një takim me të rinjtë e njësisë 1 në Tiranë, vetëm pak orë pasi diskutoi gjatë e gjerë me Edi Ramën, Meta nuk e artikuloi të njëjtat fjali që ka përsëritur këto ditët e fundit se zgjedhjet pa opozitën janë kthim pas në kohë për demokracinë e vendit.

Sot Ilir Meta tha se zgjedhjet nuk mbahen për partitë por qytetaret, një qëndrim në sinkron të plotë me atë të Edi Ramës.

Ne duam që zgjedhjet të bëhen të lira, ato nuk bëhen as për opozitën dhe as për pozitën, por për qytetaret janë ata që do vendosin. ato duhet të jenë të qeta. Çdo stabilitet është kosto për vendin, çdo konflikt kosto për qytetarët.

Po sot një ditë pasi ka përfunduar afati ligjor dhe pas apelit të KQZ, LSI ka regjistruar dhe komisionerin e saj për KZAZ e Kavajës. Por Luan Rama ka nxituar të sqaroJë në media se LSI pavarësisht këtij hapi mbetet e vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhje për bashkinë e Kavajës.

Për gazetaret Luan Rama mohoi arritjen e një marrëveshje për vijim e koalicionit me PS, ndërsa për zgjedhjet parlamentare tha se qëndrimi i forcës që ai përfaqëson është i qartë.

Tv Klan

Free Traffic Exchange