Tiranë, arrestohen 4 hajdutë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës vuri në pranga katër persona si dhe shpalli në kërkim një të re, pasi janë përgjegjës të 7 rasteve të vjedhjes me dhunë në Tiranë e Vorë.Sipas njoftimit zyrtar të bluve u arrestuan vëllezërit Fatjon e Ndue Bushgjokaj Elton Leka si dhe një 17 vjecar të gjithë me precedent penalë në fushën e vjedhjeve.E gjithë skema funksiononte nëpërmjet vajzës identiteti i së cilës nuk jepet për arsye hetimi. E reja i kërkonte ndihmë viktimave duke i huazuar telefonin për të bërë një telefonatë më pas bashkëpunëtorët e saj hynin në veprim duke goditur dhe vjedhur sendet personale të tyre madje dhe veshjet. Për t?u larguar ata shfrytëzonin një makinë të marrë me qera.Gjatë kontrollit në banesat e tyre policia gjeti 7 celularë të markave të ndryshme dy xhupa lëkurë, ndërsa një pjesë të sendeve të vjedhura ishin groposur në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

Free Traffic Exchange