Ora News - Autoriteti i Konkurrencës ripërsërit: Sistemi bankar i monopolizuar

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në raportimin për vitin 2016 të monitorimeve dhe hetimit nga Autoriteti i Konkurrencës, ripërsëritet se në sistemin bankar është vënë re një monopolizim i tregut. Ndërsa drejtorja Juliana Latifi tha se autoriteti ka marrë 52 vendime, por sikurse ka ndodhur edhe me parë, gjykatat kanë zvarritur ekzekutimin e tyre. Ndër rekomandimet e lëna për 7 tregjet për 2017, kërkohet edhe që kolaudimi i mjeteve të bëhet edhe nga operatorë të tjerë në treg. Në fokus të monitorimit do të jetë tregu i karburanteve, sigurimit motorik, farmaceutik, bankave dhe prokurimeve e koncesioneve.
Edhe pse Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mohoi se në sistemin bankar të ketë monopolizim, Autoriteti i Konkurrencës ripërsërit qendrimin e saj kundër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/autoriteti-i-konkurrences-riperserit-sistemi-bankar-i-monopolizuar/

Free Traffic Exchange