Ora News - Rikonstruksioni i qendrës së Voskopojës, 4 mln euro për kisha dhe rrugë

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Voskopoja do të ketë shumë shpejt një pamje tjetër, pasi me një fond prej 4 milionë eurosh ka nisur rikonstruksioni i qendrës së saj, 4 kishave që janë Monument Kulture dhe infrastrukturës rrugore. Punimet në fshatin turistik i ka ndjekur nga afër zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili gjatë një bashkëbisedimi me banorët tha se ata do të jenë përfituesit e këtij projekti që do nxisë zhvillim më të madh ekonomik.
4 milione euro investim ka akorduar qeveria për fshatin turistik të Voskopojës që po i nënshtrohet transformimit, me fokus tek rigjallërimi i vlerave historike, kulturore e turistike.
Gjatë një inspektimi për të parë nga afër ecurinë e punës, zv\kryeministri Niko Peleshi ka theksuar se ndërhyrja në Voskopojë do të jetë e plotë me synimin për ta kthyer këtë destinacion në një model të zhvillimit të zonave rurale dhe atyre turistike në veçanti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rikonstruksioni-i-qendres-se-voskopojes-4-mln-euro-per-kisha-dhe-rruge/

Free Traffic Exchange