FIER-Prej 2 muajsh kompania nuk u jep pagat, rreth 200 punonjës kanë protestuar sot në dyert e uzinës të rafinerisë së naftës ?Armo? në Fier.
Punonjësit kanë ndërprerë punën pasi kanë 2 muaj pa marrë rrogat ndërsa shtojnë se prej afro 2 vitesh kompania nuk i siguron.
Protestës i janë bashkuar edhe punonjës të Ballshit, Vlorës dhe Përrenjasit të cilët deklarojnë se prej 22 muajsh punojnë pa rrogë dhe siguracione.