Bushati: Është thelluar ndarja etnike në Maqedoni, kujdes nga Rusia - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe nuk do të thotë federalizim i vendit, por zbatim i Marrëveshjes së Ohrit. kështu është prehur Ministri i Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati, në një intervistë për portalin Euroactiv. Bushati tha se Gruevski ka punuar për të thelluar ndarjen etnike në vend.Tani ka një krizë të thellë në Maqedoni. Ka edhe tendenca nga Gruevski dhe grupi i tij politik që ta transformojnë këtë krizë në një krizë ndëretnike. Nuk ka platformë të Tiranës, por një dokument që është shkruar nga 3 prej katër partive shqiptare në parlamentin maqedonas, që ne e kemi mbështetur, pasi ne shohim në këtë dokument një mbështetje të fortë së pari nga shqiptarët, për ta mbajtur Maqedoninë të bashkuar, së dyti për të kërkuar një harmoni më të mirë ndëetnike në frymën e Marrëveshjes se Ohrit. Së treti për të zbatuar marrëveshjen e Përzhinos, së katërti të zhbllokojmë rrugën e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, duke normalizuar raportet me Greqinë, me Bullgarinë dhe sigurisht edhe me Shqipërinë dhe Kosovën, si fqinj të Maqedonisë.Nuk e di sesi bërja e shqipes gjuhë zyrtare mund të barazohet me federalizimin e vendit. Zbatimi i angazhimeve të marrëveshjes së Ohrit ka qenë i ulët. Ka pasur edhe një tendecën nga Gruevskit ti konsiderojë shqiptarët punëtorë sezonale në tokën e tyre. Nuk ka përpjekje serioze për të siguruar harmonë ndëretnike në vend, pasi 6 vitet e fundit shoqëria ka qenë më e ndarë etnikisht. Duke futur të ashtuquajturën platformë shqiptare në Kushtetutë, do të këtë më shumë rezultate pozitive për të gjitha grupet etnike në Maqedoni.

Free Traffic Exchange