Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Takimi është zhvilluar në selinë blu ku i pranishëm ka qenë dhe ish- ambasadori i SHBA Alexander Arvizu si dhe Oerd Bylykbashi e Aldo Bumçi. Mësohet se në qendër të saj ka qenë situata politike në vend.
Ndërkohë më herët, Lu ka bërë thirrje kreut të opozitës që të ndërpresë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend pasi vetëm në këtë mënyrë do t'i t?i hapet rruga zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Opozita ndodhet në ditën e 44 të protestë përballë kryeministrisë ku kryedemokrati Basha ka ritheksuar se nuk do të dalë nga çadra deri në realizimin e qeverisë teknike.