Bashkia e Tiranes ka nisur rikonstruksionin e Teatrit të Metropolit. Punimet u inspektuan nga kryebashkiaku Veliaj, i cili u ndal tek rëndësia e këtij investimi.
Veliaj: ?Kemi rikuperuar agjendën e shfaqjeve, por duhet të rikuperojmë edhe infrastrukturën, ndaj ka ardhur koha që të ndërhyjmë. Më vjen mirë që po nisim rikonstruksionin e sallës ?Çehov? dhe hapësirave mbështetëse, për t?i kthyer dinjitet kujtdo që zë këtë skenë për të dhuruar qytetit art.?
Për kryebashkiakun Tirana po kthehet në një qytet që ofron një mundësi të përhershme kulturore dhe artistike.
Veliaj: ?Jemi në fazën e projektimit të Teatrit Kombëtar dhe besoj se bashkë me Teatrin e Metropolit dhe Teatrin Eksperimental, sot realisht ka një ofertë kulturore në Tiranë. Më gëzon zemra kur shoh njerëz që vijnë nga Tetova, Prishtina, Ulqini për jetën kulturore të Tiranës. ... Më vjen mirë që Tirana është jo vetëm kryeqyteti administrativ i shqiptarëve dhe Shqipërisë, por edhe kryeqyteti i kulturës.?
Sipas materialit të dërguar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës, punimet nuk do të pengojnë aktivitetet kulturore, pasi ato do të alternohen duke bërë të mundur që teksa në njërën sallë punohet, në tjetrën të jepen apo organizohen aktivitete dhe shfaqje të ndryshme.
Tv Klan