Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon të këmbëngulë se zgjedhjet do të mbahen në datën e caktuar, me apo pa opozitën.
?Për të gjithë ata që kërkojnë të nxjerrin gurin nga lumi që e ka marrë opozitën... lind një pyetje e thjeshtë Kur opozita nuk do zgjedhje, a është demokratike që zgjedhjet të mos bëhen sepse nuk do opozita? A është demokratike që zgjedhjet të bëhen vetëm nëse do opozita, kur do opozita dhe pa qeverinë legjitime meqë opozita nuk e do? Ku, në cilën fazë të historisë së demokracisë, në cilin vend apo në cilin libër mbi teoritë e demokracisë janë shtruar pyetje kaq absurde, sa të dëshpëruara aq edhe qesharake?, tha Rama në komunikimin e tij javor.
?Demokracia nuk ndalon askënd të hyjë në zgjedhje kur do të zgjidhet por as nuk detyron askënd të hyjë në zgjedhje kur nuk duan?, tha ai.
Kryeministri kujtoi se ?Armiku publik numër një i votës së lirë në Shqipëri, Sali Berisha, refuzoi hetimin e zgjedhjeve të vjedhura të vitit 2009.? Rama thotë se vite më parë, PS-ja nuk hyri në zgjedhje për qeveri teknike. ?Vjedhësit e zgjedhjeve të 2009 dhe 2011 kontestojnë zgjedhjet e pa-ndodhura ende...Ku është parë dhe ku është dëgjuar një budallallëk i tillë??
?A ka marrë kjo qeveri ndonjë masë shtrënguese që pengon aktivitetin e opozitës. Jo. Përkundrazi, kjo opozitë ka folur në parlament më shumë se mazhoranca.?
Rama po ashtu tha se mazhoranca nuk kishte marrë asnjë nismë të njëanshme për sistemin zgjedhor.
?Të mos ketë askush asnjë merak se Shqipëria mbetet pa opozitë nëse nuk vjen Saliu me çetën e tij në parlamentin e ri. Opozita është prodhim i lirisë dhe jo liria prodhim i opozitës. Dhe për sa kohë jemi në liri, opozita s?do mungojë kurrë në parlament. Paçka se emrat, flamujt mund të ndryshojnë. Meraku ynë i madh është një tjetër, është bllokimi i reformës në drejtësi dhe aleanca e turpshme e elitës së partisë demokratike me kastën e korruptuar të gjykatësve dhe prokurorëve. Çadra e ngritur në mes të bulevardit është strehë për t?u mbrojtur nga nata e gjatë që mund ti nxërë jashtë së bashku eksponentët kryesorë të pushtetit të vjetër të PS-së dhe ata të kastës së vjetër të korruptuar të gjyqësorit.?/tvklan.al