Teatri i Metropolit do të jetë shumë shpejt një qendër e denjë për shfaqje teatrale dhe veprimtari kulturore.
Bashkia e Tiranës ka nisur projektin e rikonstruksionit të sallës së shfaqjeve ?Çehov? dhe ambienteve ndihmëse, të cilat do t?i shërbejnë aktorëve dhe publikut.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se investimi në këtë godinë ishte bërë i domosdoshëm, jo vetëm për shkak të rrënimit ndër vite, por edhe për t?iu përgjigjur ritmit të jetës së gjallëruar artistike që zhvillohet në këtë teatër.
?Kemi rikuperuar axhendën e shfaqjeve, por duhet të rikuperojmë edhe infrastrukturën, ndaj ka ardhur koha që të ndërhyjmë.
Më vjen mirë që po nisim rikonstruksionin e sallës ?Çehov? dhe hapësirave mbështetëse, për t?i kthyer dinjitet kujtdo që zë këtë skenë për të dhuruar qytetit art?, tha kreu i bashkisë.
Veliaj theksoi se ky investim është i një rëndësie të veçantë, duke shtuar se është e rëndësishme që krahas investimeve në infrastrukturë të investohet edhe në fusha të tilla si arti dhe kultura.
?Njerëzit jetojnë edhe me art, kulturë, muzikë e teatër, ndaj është e rëndësishme që të investojmë si në infrastrukturë ashtu edhe në kulturë.