TIRANE-?Çdo aleat duhet të jetë krenar që del në koalicion me ne. Ne jemi gati! I takon LSI të vendosë pozicionin e saj për 4 vitet e ardhshme?.
Kjo ishte ftesa e hapur që Edi Rama i bëri sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, partnerit në koalicionin qeverisës, Ilir Meta për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 18 Qershor.
Kryeministri tha se kjo datë është e padiskutueshme duke i prerë cdo sinjal PD-së për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve.
Rama në fjalën e tij vuri theksin se PS e ka të qartë vizionin e saj, atë të të bërit shtet, ndërsa i dërgoi mesazhe direkte si LSI por kryesisht PD-së që proteston ende në çadër.
Duke i treguar se PS është shumica, kryesocialisti i bëri të ditur PD-së se në këto kohë demokracie e ka në dorë ajo të zgjedhë nëse do të ?vdesë? apo do të ringjallet. Por edhe nëse do të merrte pjesë, shanset për fitore te PD-së, Rama i përkufizoi me terma futbolli.
Më radikal në qëndrimin e tij ndaj LSI ishte Saimir Tahiri. Ai mori i pari fjalën në Asamble duke përçuar se PS zgjedh aleat popullin përballë partive që dalin në terren vetëm për vota.