Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është bërë pjesë e festimeve të ditës së Ulqinit, pas ftesës së autoriteteve kuvendore të tij. Teksa foli para akademikëve, kreu i shteti u ndal tek takimet e zhvilluara së fundmi në disa troje shqiptare. Ai theksoi se krahas veçorive të çdo treve, ka gjetur të përbashkët, besën, mikpritjen dhe burrërinë. Veçori që sipas tij janë detyrë e gjeneratës së re për t?i ruajtur dhe përcjell ndër breza.
Nishani: "Është dhe detyrë e gjeneratës së sotme që këtë trashëgimi, që e kemi marrë nga gjyshër e breza e breza jo vetëm sot, ta ndjejmë si pjesë e krenarisë sotme por me përgjithësinë tonë për ta promovuar për ta prezantuar dhe për ta trashëguar...sot është përgjegjësi e gjeneratës se re, që këto përgjegjësi që shqiptaret kanë ditur ti ruajnë?
Duke analizuar udhëtimin e shqiptarëve ndër shekuj, presidenti e konsideroi shekullin e ri pozitiv por kërkoi që të mos harrohen sakrificat e bëra nga të parët.
Nishani: ?Sot më shumë se kurrë këto sakrifica duhet jo vetëm mos i harrojmë për duhet te bëhen inspirim për secilin prej nesh, për njerëz që kanë status të caktuar publik, mandate përfaqësimi dhe qytetarët e thjeshtë... për gjeneratën me të re për ti pare ato si mundësi për orientimin me të mirë të shqiptareve në rrugëtimin që na pret...?
Shqiptarët kanë ende sfida përpara tha kreu i shteti, por këtë herë sakrificat nuk janë sublime.
Nishani: ?Sot ne na kërkohen sakrifica jo kaq sublime sa te të pareve tanë, dhe ne kemi përgjegjësinë 10-fish me shumë në respekt te sakrificave sublime të gjeneratave të parëve tanë, por dhe në përgjegjësi të sakrificave qe ne duhet te bëjmë sot, në shërbim te çështjes kombëtare shqiptare, e cila është e pazgjidhur ne çështjet e paqes, të stabilitetit të mirëkuptimit të bashkëjetesës së respektit ndërsjellët dhe ecjes përpara...?
Kreu i shteti kërkoi që qeveritë e dy vendeve të nisin bashkëpunimin konkrete në krijimin dhe implementimin e projekteve që sipas tij do të përmirësojnë jo vetëm jetën ekonomike, por do të shërbejnë edhe si shembull i mirë i bashkëpunimit mes dy vendeve ne rajon.
Tv Klan