400 raste të reja me tuberkuloz në vit.

2017-07-04 14

407 pacientë me tuberkuloz janë trajtuar përgjatë vitit 2016 në vendin tonë. Sipas specialistëve, 400 janë raste të reja ndërsa 7 prej tyre janë të sëmurë që ritrajtohen.

?5 vitet e fundit kemi të njëjtin numër rastesh që është rreth 400 raste. Krahasuar me vitin 1990, kur këto raste kanë qenë dyfishi, pra kanë qenë nga 800 deri në 900 dhe me një incidencë 20 për 100 mijë banorë, tani jemi me një incidencë 14.5% për 100 mijë banorë. Në Tiranë nuk kemi patur me pare raste tani kemi. Sëmundja zhvendoset nga zonat veriore në drejtim të Shqiperise së mesme. Në jug ka qenë e ulët dhe vazhdon të jete e tillë?, u shpreh Donika Mema, menaxhere e Programit Kombëtar të Tuberkulozit në Shqipëri

Në dekada sëmundja e tuberkulozit eshe njohur si sëmundje e varfërisë dhe ka prekur zonat e thella veriore, ndërsa sot ai po përhapet në Shqipërinë e mesme.

Organizata botërore e shëndetësisë, apelon për kujdes pasi tuberkulozi mund të shtojë numrin e rasteve.

?Sot është një sëmundje e cila ndonëse është kontrolluar me sukses në Shqipëri, dhe në shumë vende të tjera të Europës, ekziston gjithmonë kërcënimi që në qoftë se bie pak alerti atëherë mund të rishfaqen raste të reja?, deklaroi Gazmend Bejtja, Përfaqësues i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri.

Sipas një raporti të vitit 2016, në vendin tonë 60% e pacientëve me tuberkuloz vijnë nga zonat urbane dhe 40 nga zonat rurale. 20% të të sëmurëve janë të grupmoshës 15-24 vjeç, 19% të grupmoshës 25-34 vjeç, dhe 23 % janë mbi 65 vjeç.(tabele) Referuar të dhënave të organizatës botërore të shëndetësisë, në botë janë rreth 9 milionë persona të prekur nga tuberkulozi, ndërkohë që rreth 1.8 milionë vdesin çdo vit./ TV KLAN

Free Traffic Exchange