TIRANË-PS dhe LSI janë përfshirë në replika pas deklaratave në Asamblenë që Partia Socialiste zhvilloi sot. Kryetari i grupit parlamentar të LSI ka reaguar ndaj deklaratave që u bënë sot në Asamble.
Sipas Luan Ramës, kritikat parimore, as Ramiza Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen, duke i cilësuar retorika të vjetra ato të sotmet në Asamble.
?Kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen. Retorika patetike e PPSH-së se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërine Europian?, tha Luan Rama në një prononcim për Shqiptarja.com.
Për Luan Ramën e gjithashtu LSI-në, analiza e qeverisjes duhej bërë në bashkëpunim me LSI duke akuzuar PS-në se nuk ka pyetur aleatin në qeverisje mbi ndryshimet në qeveri. Për herë të parë, LSI artikulon dhe ministrin më të suksesshëm nga ana e PS.
?Analizen e qeverisjes duhet ta bëjmë sëbashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-në, ministri më i suksesshëm Blendi Çuci që drejtoi reformen administrative. Blendi Cuci ministri më i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Reflektimi është shenjë përgjegjshmëri, mendjemadhësia dhe arroganca cojnë në keqqeverisje!?