Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako gjatë konferencës për shtyp në lidhje me masat e marra nga Policia e Shtetit për parandalimin dhe goditjen e Kultivimit të kanabisit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike .
Në kuadër të masave për zbatimin e detyrimeve që lindin nga "Plani i veprimit kundër Kultivimit të Kanabisit 2017-2020" miratuar nga Qeveria Shqiptare, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimet të Ministrisë Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit, ?Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2017?, nga Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha D.V.P ka filluar zbatimi i masave konkrete.
Strukturat e Policisë së Shtetit prej fillimit të vitit 2017, po vijojnë në mënyrë intensive dhe të pandërprerë në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe institucionet e tjera kontrollin e territorit, të ish magazinave shtetërore, ish depove dhe tuneleve të ushtrisë, banesat e braktisura, serat dhe çdo ambient dhe sipërfaqe toke e konsideruar me risk që mund të kultivohet bimë narkotike nisur edhe nga të dhënat e grumbulluara nga ana e Policisë së Shtetit në vitet e kaluara.
Paralelisht me kontrollin e territorit nga toka edhe nga ajri, Policia e Shtetit, ka marrë një sërë masash të tjera dhe konkretisht:
Në të gjitha qarqet u zhvilluan konferencat rajonale duke bërë pjesë të gjithë faktorët dhe aktorët që kanë përgjegjësi për marrjen e masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.