Edhe pse jemi në fillimin e muajit prill, rritja e shpejtë e temperaturave ka nisur të mbushë bregdetin e Shëngjinit.
Të shumtë kanë qenë vizitoret që i janë drejtuar kësaj zone turistike këtë fundjave, për të shijuar rrezet e diellit dhe ujin e detit.
Në Shëngjin nuk janë vetëm banorët e zonës që po e frekuentojnë këtë bregdet, por kosovarët vazhdojnë ta kenë si një orientim kryesor të fundjavës dhe të pushimeve verore.
Duke parë kushtet e mira atmosferike Bashkia e Lezhës ka nisur t?u japë prioritet zonave turistike, duke mundësuar shërbime shumë më herët se hapja zyrtare e sezonit.