Basha: Asnjë diktator nuk ka thënë “Zgjedhje pa opozitën”

2017-07-04 0

?Marrëzia duhet dhe do të marrë fund!? Ishte ky mesazhi që dha nga Shkodra kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Duke bërë analogjinë me atë që ndodhi 26 vite më parë në 2 prill në qytetin e Shkodrës gjatë protestave për të rrëzuar diktaturën, Basha tha se aleanca e re e politikës me krimin e organizuar ka bërë që pushteti i sotëm të thotë atë që nuk e ka thënë asnjë diktator: zgjedhje pa opozitën.

Basha: ?Në kushtet e një deliri që buron nga aleanca e rinovuar mes politikës dhe krimit, e rinovuar jo thjesht me krimin politik që përgjaku Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë para 26 vitesh por, e rinovuar nga aleanca e politikës me krimin e organizuar, deliri i pushtetarëve të sotëm thotë atë që nuk ia zinte goja, as diktatorit të fundit; se demokracia mundet të bëjë edhe pa opozitën, se zgjedhje mund të ketë edhe pa opozitën.?

Kreu i opozitës nënvizoi se asnjëherë më shumë se sot nuk ka qenë e kërcënuar liria për të zgjedhur me votë e për të rrëzuar me votë qeverinë.

Lulzim Basha vizitoi Shkodrën për të përkujtuar dhe nderuar 4 dëshmorët e 2 prillit në këtë qytet, të cilët u vranë gjatë protestave kundër sistemit komunist në vitin 1991.

Tv Klan

Free Traffic Exchange