Erdogan kërkon votën e kurdëve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Per te siguruar sa me shume mbështetje per referendumin e ndryshimeve kushtetuese te 16 prillit, presidenti i Turqisë Erdogan është gati te lidhe marrëveshje edhe me djallin. Se fundmi ai ka kërkuar edhe votën e kurdëve, me te cilët ka patur prej vitesh nje rivalitet te hapur, duke i cilësuar edhe si terroriste. Gjate nje tubimi ne qytetin e Dijarbakir, ai e cilësoi veten gardian te paqes, ndërsa sulmoi forcën politike pro-kurde HDP. Kreu turk theksoi se populli, përfshire edhe qytetaret kurdë duhet t?i besojnë atij, pasi deri tani forcat politike kurde vetëm sa e kane përçare vendin. Argumenti kryesor i Erdoganit është se Turqisë i nevojitet një presidencë e fuqishme për të shmangur qeveritë e brishta të koalicionit në të ardhmen. Vete HDP-ja është ne radhët e partive qe i kundërshtojnë këto ndryshime kushtetuese, duke deklaruar se ato thjesht do te shtojnë edhe me shume autoritarizmin e Erdoganit.

Free Traffic Exchange