http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Demokratik per Integrim është duke diskutuar ne lidhje me mundësinë e tërheqjes se ministrave te saj nga qeveria aktuale ne Maqedoni, si nje forme presioni drejtuar Gruevskit per te gjetur nje zgjidhje dhe per t?i dhëne fund bllokadës. Nje fakt i tille është konfirmuar nga kryetari Ali Ahmeti, pas nje takimi te forumeve drejtuese te forcës se tij politike. ?Kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të jetë një kontribut. Nuk është zgjidhja më e mirë shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Kemi probleme shumë më të rëndësishme. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të thotë se ofrojnë një zgjidhje më të mirë dhe ne jemi në kërkim të zgjidhjeve më të mira tani që të dalim nga kjo situatë.? Nëse BDI-ja merr vendimin e largimit të ministrave dhe zv/ministrave të saj nga kabineti qeveritar, mbetet e paqartë se si do të verifikohen dorëheqjet e tyre në kohën kur Kuvendi është akoma i pakonstituuar. Ligjërisht kjo do ta fuste vendin ne nje krize edhe me e rende, pasi do te mbetej praktikisht pa qeveri ne detyre.