Report TV - Shpëtojnë politikanët, drejtësia e re s'rigjykon pafajësitë e blera

2017-07-04 0

Pa zhurmë dhe larg vëmendjes së mediave, Parlamenti Shqiptar i ka hapur rrugë një ?amnistie?, nga e cila përfitojnë pikësëpari politikanët dhe njerëzit e drejtësisë, por edhe mijëra qytetarë të zakonshëm.

Dosjet e pushtetarëve dhe të çdo qytetari të thjeshtë, të cilët kanë blerë pafajësinë tek gjykatat dhe prokuroritë e korruptuara, nuk mund të rihapem më kurrë, me qëllim për të rënduar pozitat e tyre.

Po ashtu, kush është dënuar një herë nga gjykata për një vepër të caktuar penale, pavarësisht zbulimit të provave dhe fakteve të reja, vendimi i gjykatës nuk mund të rishikohet më, me qëllim rëndimin e pozitës së të dënuarit.

Pra, kush ka blerë drejtësinë dhe është shpallur i pafajshëm nuk mund të dënohet më, ndërsa kush është dënuar një herë nuk mund të dënohet më tepër, edhe nëse dalin prova dhe fakte të reja për atë vepër penale. Kështu parashikojnë ndryshimet në nenin 449 të Kodin e Procedurës Penale të miratuara nga Parlamenti në datën 30 mars.