TIRANE-?Çdo aleat duhet të jetë krenar që del në koalicion me ne?.
Kjo ishte ftesa e hapur që Edi Rama i bëri sot nga Asambleja e Partisë Socialiste, partnerit në koalicionin qeverisës, Ilir Meta për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 18 Qershor.
Kryeministri tha se kjo datë është e padiskutueshme duke i prerë cdo sinjal PD-së për shtyrje të mundshme të zgjedhjeve.
Ora 11:20 Veliaj:Nga Tamara në Konispol, Shqipëria po transformohet.
?Sot shumë gjëra që po ndodhin në qytete i marrim për të mirëqena, na duken sikur gjithmonë ishin aty, ?Pazari i Ri?, Sheshi ?Skënderbej?, stadiumi, por para 1 viti e gjysmë Tirana nuk ka qenë ashtu, ushte një kryetar bashkie që kishte zënë zyrën për të gërhitur, tani ai gërhet ne çadër. Tani që kemi zgjuar qytetet nuk ndalojmë më.
Rilindja Urbane nuk preku vetëm qytetet por për herë të parë preku fshatrat. Sot në Tiranë kemi arsye t?i shohim njerëzit në sy. Kemi 35 çerdhe të reja në Tiranë. Sot kemi në Tiranë 27 kopshte, sot e kemi kollaj t?i shtrëngojmë dorën kujtdo dhe t?i themi se sot jemi më mirë në Tiranën e punës. Sot kemi në proces 20 shkolla të reja. Për herë të parë në mund ta prekim ëndrrën e të pasurit vetëm, një turn jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë ku do të ndërtojmë 140 shkolla.