Report TV - Tahiri: Koalicioni ynë më i fuqishëm, ai me shqiptarëT, jo korridoret e partive

2017-07-04 1

Kryetari i Partisë Socialiste së Tiranës, Saimir Tahiri ka marrë fjalën i pari në Asamblenë e PS-së.

Ish-ministri i brendshëm ka deklaruar se nuk ka parti aleat më të rëndësishme se shqiptarët, duke thumbuar kështu aleatin më të madh me PS, atë me LSI.

?Besimin e qytetarëve kam gjetur forcën për t'u ngritur mbi çdo sfidë. Sot e them me plot gojën se e nxorrëm policinë nga rrënimi ku ndodhej. Miqtë e mi, kthehuni vetëm 4 vjet më parë dhe kujtoni ditët që jetonit në atë kohë, Shqipëria kishte shumë rrënim, por shumë shpresë, shumë padrejtësi, por shumë dëshirë për të ndryshuar. Dalin ca që pushtetin e duan në çadër e ca në tavolinë, i kuptoj të gjithë, por gjëegjëza e shqiptarit është se nuk ka koalicion më të fuqishëm se koalicioni ynë, nuk ka parti aleat më të rëndësishme se shqiptarët, se aleanca jonë më shqiptarët. Ne duam koalicion për shqiptarët dhe jo korridoret e politikës'',-u shpreh Tahiri. ( b.h/Shqiptarja.com )

Free Traffic Exchange