Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Asamblenë e PS tha se data e zgjedhjeve nuk do të shtyhet. Në lidhje me koalicionin me LSI, Rama tha se nuk e diskuton që ky koalicion është më i pëlqyeshmi, ndërsa i takon LSI të vendosë për 4 vitet e ardhshme.
Koalicioni, Rama: Qendrimi yne i qartë, LSI i mbtet të zgjedhë
Rama: Zgjedhësit shqiptar në 18 qershor do të marrin një vendim me pasoja afatgjatë. Ata do të vendosin nëse do të bëjnë shtet apo do të lëngojnë në batakun e drejtësisë?! Kemi marrë reforma që në 25 vjet askush nuk e mori mundimin. E kemi bërë falë një aleancë që ka pasur mbi 84 vota. Këto janë më të rëndësishme sesa dallimet. Vizioni dhe interesi strategjik i PS në këtë moment kyç imponon thellimin për të fuqizuar shtetin, për ta bërë Shqipërinë Europiane realitet, ne as e kemi diskuaruat dhe as e diskutojmë deri në castin e fundit koalicionin e fundit ku jemi.
Partnetit me LSI ka e përjetojnë si martesë të ezauarua, bashkejtëse raskapitëse, pakt politike. Arsyet janë nga më të ndryshmet, herë të drejta dhe herë të padrejta.
E quajnë një marrëveshje për pushtet e dhe ngjyrosin sipas portalit. Sa për mua cilësia e këtij partneriteti nuk matet më gjërat që nuk shkojnë, as me sasinë e helmit, por matet me sa shumë reforma kemi kaluar sëbashku për të bërë shtet. Matet me faktin se nga fillimi i kësaj qeverisje dhe deri tani figurojnë 210 mijë njerëz në punë, jo në sektorin bujqësor dhe nuk matet sa ministra të LSI mungojnë në Parlament.
Matet me volumin e punës që kemi bërë sëbashku në qeveri në çeljen e dritës jeshile në parlamentin në rrugën tonë për të bërë shtet dhe nuk matet me llafet dhe thashethemet të kooridoreve
Shqipëria që ne kemi në zemër as nuk lidhet dhe as nuk varet nga humoret, por varet vetëm me përmasën e dashurisë dhe pasionin për atdheun e fëmijëve tanë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-pd-te-marre-shembull-nga-barcelona-zgjedhjet-nuk-shtyhen/