http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kater vjetorin e marrëveshjes për bashkëqeverisje me PS, kreu i LSI Ilir meta zgjodhi të japë një mesazh të fortë për dialog, si e vetmja rrugë për të garantuar zgjedhje të pranuara nga të gjithë. ?Te gjitha forcat politike ne vend duhet te krijojnë klimën e duhur per zgjedhje te qeta, per te votuar ne mënyre te barabarte dhe te drejte dhe kjo kërkon vullnet dhe dialog politik, mirëkuptim dhe përgjegjshmëri. Te gjitha forcat politike duhet te shprehin vullnetin maksimal per çështjen e dekriminalizimit, LSI eshte teper e vendosur per te respektuar këtë proces?. Protesta e opozitës nuk ka kaluar pa u komentuar nga Meta. Kreu i LSI e quajti çadrën në bulevard një fenomen të njohur prej me shume se dy dekadash. Ai theksoi nevojën e uljes në dialog, për të mos e çuar Shqipërinë, siç tha, në drejtim të paditur. ?Çadra nuk është nje fenomen i ri ne Shqipëri, ka lindur qe nga viti ?94 dhe ne përgjithësi ne te gjitha zgjedhjet ne Shqipëri kemi pasur procese zgjedhore te deformuara, me probleme dhe me klime tensioni. Te gjithë shqiptaret meritojnë te shprehin vullnetin e tyre me vote te lire dhe per te mos penguar zgjedhjet kërkohet nje dialog politik mes te gjitha partive, çdo vonese na çon ne nje drejtim te paditur, ndërkohë qe i vetmi drejtim i vendit tone është integrimi drejt BE-se?. Meta ishte në Kucovë, ku vuri në dukje se ky proces duhet shoqëruar me zbatimin e plotë të dekriminalizimit. Në takimin me të rinjtë e LRI-se, Meta tha se ata do te jene e ardhmja e politikes, e nje politike ndryshe nga kjo e deritanishme qe Meta e cilësoi si të zhytur ne egoizem dhe arrogance.