DIBËR-Një 42-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në Spitalin e Traumës në Tiranë, teksa ndodhej i shtruar pas plagëve të marra në kokë pas një sherri më kushëririn e tij në Dibër.
Ngjarja ka ndodhur me datë 25 mars në qytetin e Peshkopisë ku shtetasi A.Tusha po ecte me gruan në rrugë kur është takuar rastësisht me kushëririn e tij H. Tusha.
A.Tusha ka akuzuar kushëririn se i ka parë gruan dhe pas një debati të ashpër verbal ka tentuar ta godasë me thikë, ndërsa shtetasi H.Tusha për vetëmbrojtje i ka gjuajtur me dru në kokë, duke e lënë të lënduar rëndë.
Pas ngjarjes shtetasi H.Tusha e ka çuar vetë në spitalin e Peshkopisë kushëririn e tij të plagosur dhe me urgjencë është vendosur nisja e tij në spitalin e Traumës në Tiranë me helikopter.
Shtetasi A.Tusha kishte marrë plagë të forta në kokë, e për pasojë nuk mundi të mbijetonte.
Ndërkohë kushëriri i tij është arrestuar nga forcat e rendit në Dibër dhe do përballet me akuzën e vrasjes.