Zgjedhjet në Bashkinë e Kavajës, dorëhiqet nga gara Silvana Daja

2017-07-04 3

Silvana Daja, një emrat e përfolur se do të zyrtarizohej si kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet për Bashkinë e Kavajës është tërhequr nga gara. Ajo ishte pjesë e listës me 6 kandidatë që Asambleja lokale i propozoi kryesisë së Partisë Socialiste për të përfaqësuar të majtën në zgjedhjet e 7 Majit.

Silvana është bashkëshortja e Kryetarit të Partisë Socialiste për Kavajën, Gentian Daja. Edhe ky dha dorëheqjen pak ditë më parë, pasi bashkëshortja e tij zyrtarizoi ambicien për të marrë vendin e Kryebashkiakut të lënë bosh nga Elvis Roshi.

Në deklaratën e saj të dorëheqjes, Silvana Daja thotë se zhurma e ngritur, kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin e saj, i cili për të vlen më shumë se një karrige. Daja thotë se largohet nga gara me qëllim që të mos jetë bllokuese e fateve të askujt.

Kandidati i së majtës në zgjedhjet për Kavajën u bë shkak edhe për një përplasje mes dy partive kryesore në qeveri. LSI deklaroi se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet për këtë Bashki, pasi nuk u mor mendimi i saj për kandidatin. Në krahun tjetër, Kryeministri Edi Rama tha se kandidati nuk ishte përcaktuar ende, por theksoi se të drejtën për të propozuar në bazë të marrëveshjes së koalicionit e ka Partia Socialiste.

Gentian Daja është akuzuar nga Partia Demokratike si krahu i djathtë i Elvis Roshit dhe një person me precedentë penale dhe i dënuar jashtë vendit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange