Sëmundjet tumorale po prekin edhe të rinjtë. Sipas mjekëve vitet e fundit ka një rritje të numrit të personave të prekur nga kanceri, duke filluar nga mosha 25- vjeçare. Referuar edhe të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 4 mijë persona ndërrojnë jetë për shkak të sëmundjeve tumorale. Kaceri i gjirit dhe ajo e zorrës së trashë janë dy prej sëmundjeve kancerogjene që janë evidentuar më shumë kohët e fundit.
?Ka rritje të numrit të personave të prekur nga kanceri. Më shumë kanceri i gjirit dhe ai i zorrës së trashë. Ka prekur edhe të rinjtë mbi 23 vjeç, më parë kjo sëmundje prekte moshat e treta?.
Sipas mjekëve faktorët gjenetike dhe ato të jashtëm që lidhen më ushqyerjen dhe jetesën e individit, janë disa prej faktorëve që kanë ndikuar më së shumti në rritjen e sëmundjeve tumorale në Shqipëri.
Megjithatë, për bluzat e bardha, rritja e ndërgjegjësimit të popullsisë për të kryer kontrolle mjekësore ka bërë që të evidentohen më mirë rastet e pacientëve më sëmundje tumorale duke sjellë edhe rritje të numrit të personave të prekur nga kanceri.
Tv Klan