Amnistia duhet te shtyhet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Amnistia e trete per dorëzimin vullnetar te armeve ka bere qe 50 deri ne 60 perqind e rreth 550 mije armeve e municioneve qe moren arratine nga depot ne pranveren vitin 1997 te rikthehen. Muaji prill eshte afati i fundit i dorëzimit ku qytetaret mund ti shpetojne ndjekjes penale ndersa sipas Drejtorit te Rendit Publik ne Policine e Shtetit shifrat kane tejkaluar pritshmerite. Kryesisht armët qe dorëzohen jane ato te marra nga depot dhe modeli me i njohuri per shqiptaret eshte kallashnikovi. Dervishaj thekson se policia eshte e gatshme per cdo iniciative ligjore te parlamentit duke nënkuptuar se vendit i shërben dhe nje shtyrje e metejshme e amnistise. Te gjitha armët e municionet e grumbulluara do ti kalojnë fondit te ministrise se mbrojtjes dhe mesohet se ato do te asgjësohen.Por per rastet kur ka dyshime se ndonje prej armeve mund te jete perdorur per kryerjen e krimeve ajo i nenshtrohet ekspetrimit.