Kavajë, tërhiqet kandidatja e PS-së, Silvana Daja - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kandidatja e Partisë Socialiste Silvana Daja për Bashkinë e Kavajës, ka vendosur te mos garoje ne zgjedhjet e 7 majit. Nëpërmjet nje letre publike, Silvana Daja ka sqaruar edhe arsyet e këtij vendimi. ?Nisur nga molla e sherrit që Kavaja e vogël, por e bukur, ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dore nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më ka karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë të mos jem bllokuese e fateve të askujt.? Një jave me pare, asambleja e PS te Kavajës shpalli 6 kandidate per bashkinë e këtij qyteti, ku me e favorizuara dukej Silvana Daja. Por ky vendim i Partisë Socialiste, duket se nuk u prit mire nga aleati me i ngushte i saj Lëvizja Socialiste per Integrim. Kreu i grupit parlamentar te kësaj partie, Luan Rama deklaroi se LSI, nuk do te merrte pjese ne zgjedhjet per Bashkinë e Kavajës. ?LSI nuk është riregjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që zhvillohen për bashkinë e kavajës, sepse mënyra se si është proceduar deri tani, për zgjedhjen e kandidaturës atje, ka qenë një mënyrë e njëanshme. Nuk jemi trajtuar si partner në këtë proces nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ne që në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër kandidaturës që u bë kryetar bashkie atje për ato probleme që ju të gjithë i dini?. Vete kryeministri Edi Rama deklaroi se kandidatura e PS per Bashkinë e Kavajës, ende nuk ishte përcaktuar dhe vendimi final do te merrej ne asamblenë qe do te mbahej ne datën 2 prill. Zgjedhjet per Bashkinë e Kavajës do te mbahen ne 7 maj pas shkarkimit te Elvis Roshit per shkak te dekriminalizimit, por opozita deri tani ka deklaruar se nuk do te marre pjese ne kete proces elektoral.