Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka mbërritur në portin detar të Durrësit një nëndetëse ushtarake turke. Vizita e saj është planifikuar në kuadrin e bashkëpunimit ndërmjet flotës detare turke dhe asaj shqiptare si dhe operacioneve detare të NATOS.
Nëndetësja turke është ankoruar në kalatën nr 5 të portit detar të Durrësit. Ajo do te qëndrojë në Durrës 4 ditë. Kjo nëndetëse është angazhuar jo vetëm në sigurinë territoriale detare të shtetit turk por edhe në disa operacione të NATOS për paqe dhe siguri.
Nëndetësja është e klasit 209 diesel elektrik, është prodhim i vitit 2008 dhe ka në bordin e saj 8 silura të fuqishme.
Është e gjatë 62 m dhe një ekuipazh ushtarak prej 45 marinarësh. Është parashikuar që gjatë qëndrimit të saj në Durrës,ekuipazhi ushtarak do të zhvillojë takime me funksionarë ushatarkë vendas si dhe me pushtetarë vendorë.
Gjithashtu do të organizohen dhe vizita në objekte arkeologjike dhe muzeume në Durrës, Krujë dhe Shkodër.
Në axhendën e nëndetëses turke është parashikuar edhe një ndeshje futbolli mes marinarëve turq dhe homologëve shqiptarë të flotës detare. Mësohet se stacioni i Durrësit ka ardhur pas një stërvitje që kjo nëndetëse ka zhvilluar në ujrat italiane po në kuadrin e NATOS.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shikoni-nendetesen-turke-qe-do-te-qendroje-4-dite-ne-portin-e-durresit/