Ora News - Basha: Shqiptarët nuk mund të trajtohen më si budallenj

2017-07-04 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga çadra e opozitës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se Edi Rama dhe Ilir Meta,i kanë bërë shqiptarët për budallenj me gënjeshtrat e tyre.
Lulzim Basha: Një prilli njihet si dita e gënjeshtrave në Shqipëri, por 1 prilli është një ditë ndërkombëtare. Në anglisht i thonë ?fool?s day? që përkthehet dita e budallenjve. Dita e budallenjve, pavarësisht se mekanizmi është i njëjtë. Shpiken gënjeshtra, të paqëna e këto trajtohen si shaka në kurrizin e atyre që i hanë dhe kjo me siguri duhet të jetë dhe kuptimi i fjalës dita e budallenjve. Me siguri në paktin e 1 prillit 2013 teksa përpunoheshin gënjeshtrat e mëdha për shëndetësinë falas, 300 mijë vende pune, bashkëautorët kanë qeshur apo nënqeshur se jo vetëm ka qenë dita e gënjeshtrave por kanë menduar se kjo ka qenë dhe dita për ti trajtuar shqiptarët si budallenj që mund ti gënjesh mashtrosh e marrësh votat. E pra sot, e tash 7 javë duke hyrë e 8-ta shqiptarët janë këtu në këtë shesh me trup me mendje e shpirt. Dhe ne kemi një mesazh për Edi Ramën dhe koalicionin e 1 prillit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-shqiptaret-nuk-mund-te-trajtohen-me-si-budallenj/