Ora News - Koalicionet, Pollo: LSI le ta zgjedhë fatin e saj

2017-07-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PD, Genc Pollo tha se LSI duhet të luajë një rol konstruktiv në vendimin që ajo do të marrë për koalicionin, duke i qëndruar edhe disa deklarateve të saj. Në ?Orën e Intervistës?, Pollo u shpreh se rinovimi i koalicionit PS-LSI nuk do të kishte ndikim në qëndrimin e PD.
Pollo: Unë do ti lija LSI dhe PS ti shprehin vendimet me gojën e tyre. Pashë Ilir Metën të thoshte se ligji i arsimit të lartë ishte një dështim. Para 2.5 viteve i kemi reshtuar arsyet se pse ky ligj do sillte dështime dhe do merrte ne qafë maturantët, LSI e votoi, tani po e kritikon, por më mirë vonë se kurrë. Le ta leme LSI ta zgjedhë fatin e saj, do ishte e dëshirueshme që ajo të luante rol konstruktiv në përputhje me disa deklarata. Se çfarë vendimi merr dhe çfarë interesi ndjek atë e dinë zotërinjte që janë aty brenda. Kauza është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët dhe PD do ta bëjë me të gjithë ata që duan të ndihmojnë këtë vend.
Nuk do të kishte asnjë ndikim tek PD ky rinovim?
Pollo: Në qendrimin e PD nuk besoj, se çfarë bëjnë ata, jo vetëm LSI, sa seriozë janë do ta provojnë me vendimin që do marrin, por edhe brenda PS ku nuk janë fort të lirë të shprehen, ka një ndrydhje në këtë situatë të cilën ka degraduar PS, por kuptohen shprehen më me vështirësi sesa kolegët e tyre qeveritare të PS. Në fund të fundit janë në atë parti dhe do pranojnë. Nëse LSI shprehet cik më lirshëm, aty shprehen, por më me murmurima.
Deputeti demokrat tha se ndërkombëtarët janë shprehur se zgjedhjet janë në rrezik. Në lidhje me bojkotin, Pollo tha se është diçka anësore, kurse kryesorja është garantimi i zgjedhjeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koalicionet-pollo-lsi-le-ta-zgjedhe-fatin-e-saj/