Ora News – Meta: Ligji i arsimit të lartë ka nevojë për reflektim

2017-07-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke shprehur rezervat e tij për ligjin e arsimit të lartë, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se ka nevojë për refletim pasi suksesi nuk është ai që pritej. Deklarata e kreut të Kuvendit Ilir Meta u bë gjatë një takimi për programin e LSI për arsimin.
Meta: Kemi ende mangësi seriozë të akumuluar gjatë periudhës së tranzicionit dhe për shkak të një fiktivitetit në të kaluarën. Janë bërë disa përpjekje që mund të kishin qenë më të suksesshme. Ligji për arsimin e lartë ishte një ligj me qëllime pozitive dhe i dha një goditje serioze atij arsimi fiktiv të lartë i cili cënonte cilësinë e dijeve por edhe të besimit të të rinjve tek vlera e diplomës së tyre, por njëkohësisht ne jemi të ndërgjëegjshëm që nuk kemi arritur atë sukses që është pritur dhe kërkuar dhe kjo ka ndodhur për arsye se ne edhe kur i bëjmë ligjet e mira, çalojmë në zbatimin e tyre. Pra që tek aktet nënligjore, që tek bashkëpunimi deri në zbatim me të gjithë grupet e interesit dhe me radhë. Për koherencë LSI e ka ngritur këtë shqetësim, edhe përpara se të miratohej edhe kur është miratuar. Për ne çështja e suksesit të një ligji nuk ka të bëjë thjesht me statistikat sesa studentë ngelën të kënaqur apo të pakënqaur, por për ne është e rëndësishme, suksesi është që asnjë i ri dhe e re të mos ndihet i lënduar në mënyrë të pa drejtë nga një reformë. Është e rëndësishme të reflektohen të gjitha ato opinione dhe shqetësime që janë shprehur edhe nga universitetet, edhe nga studentët dhe unë besoj se kjo është e rëndësishme.
Meta dhe se arsimi ka nevojë për një sistem të integruar dhe të unifikuar, duke nisur që nga sistemi parashkollor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-arsimit-te-larte-meta-ka-nevoje-per-reflektim/