Parlamenti i Maqedonisë, pesë ditë seancë - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputetët e VMRO-DPMNE mbajtën sërish të bllokuar punimet e Kuvendit të Maqedonisë, që deri tani ka dështuar të zgjedhe kryetarin e ri të tij. Edhe ne seancën e kësaj te premteje, ka pasur replika ne distance mes deputeteve te VMRO dhe atyre te LSDM. Diskutimet janë mbyllur për të vijuar ditën e hëne. Ndërkohe, partia shqiptare BDI ka mbledhur ne Tetove kryesine per te diskutuar për rrugët e daljes nga kriza.Zëdhënësi i saj Bujar Osmani, u shpreh se po shqyrtohen dy pika, njëra ka të bëjë me mundësinë e daljes nga qeveria teknike, për të parë në këtë mënyrë nëse arrihet te zhbllokohet situata e krijuar. Pika e dytë janë zgjedhjet lokale, sepse skadimi i afatit të kryetarëve te komunave, do të bllokonte situatën edhe në komuna. Sipas disa mediave, një tjetër pikë e diskutimeve është qëndrimi i Lëvizjes Besa, e cila nuk mbështet kandidatin e BDI për kryetar parlamenti, deputetin Talat Xhaferi. Nuk dihet nëse BDI do të kushtëzojë pjesëmarrjen e saj ne qeveri me mospjesëmarrjen ne të te kryetarit te Besës, Bilak Kasami. Në ketë situatë, Bashkimi Evropian vazhdon të shprehë shqetësimin për krizën në Maqedoni. Ambasadori Samuel Zhbogar tha se BE-ja këmbëngul në formimin e shpejtë të qeverisë që të vijojë reforma. Ai tha se edhe vizita javën e ardhshme e kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk në Shkup, është sinjal i qartë se faktori ndërkombëtar është angazhuar për zgjidhjen e krizës.