http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa rajoni i Ballkanit Perëndimor është i trazuar, shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati, kërkon angazhim më të madh të NATO-s, për të mos lejuar ndikimin e aktorëve të tretë që do të frenonin proceset integruese në këtë rajon. Megjithëse nuk e përmendi konkretisht, shefi i diplomacisë shqiptare kishte parasysh Rusinë. Bushati ndodhej në Bruksel në takimin e vendeve anëtare të aleancës.Ditmir Bushati: Ne kërkuam angazhim të ripërtërirë të NATO-s ne vendet e Ballkanit Perëndimor, për të stabilizuar situatën atje dhe për t?i mbyllur shtigjet aktorëve të tretë qe stimulojnë aleanca antireformë, për të penguar dhe frenuar rrugëtimin e tyre evropian?.Bushati kërkoi edhe bashkërendim më të mirë mes NATO-s e BE, për ecurinë e reformave në vendet e rajonit.Bushati në takim shprehu mbështetjen e vendit tone për një angazhim të rritur të aleancës në luftën kundër terrorizmit, ndërsa evidentoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe kontributin e saj në disa misione.Zhvillimet e fundit në rajon dhe përkeqësimi i mjedisit të sigurisë, ishin disa prej temave të trajtuara edhe në takimet qe Bushati pati me homologet grek e turk, Kotzias dhe Çaushoglu.Gjatë qëndrimit në Bruksel, Bushati zhvilloi një takim me komisionerin Johannes Hahn, me të cilin biseduan për rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, veçanërisht për ligjin e vettingut, si elementi thelbësor drejt çeljes së bisedimeve për anëtarësim me BE-në.