http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vizion Plus i është dedikuar edhe këtë të enjte mbrëma sipërmarrjes së të rinjve. Në takimin e katërt me publikun, ?Do You Have an Idea?, siguroi mbështetje edhe për tre projekte të tjera. Projekte turizmi, teknologjie apo motivues për njerëzit në nevojë, ishin vetëm pak nga ato që ?Do You have an idea? përcolli mbrëmë përmes ekranit të Vizion Plus. Juria e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm në botën e biznesit në Shqipëri, jo vetëm mbështetën tre të rinjtë fitues, por premtuan ndihmë edhe për ata që nuk morën PO-në e shumicës nga paneli i sipërmarrësve. Nën drejtimin e Turjan Hyskës, ky format televiziv u rezervon të rinjve me ide përballjen me sipërmarrësit që mund t?u sigurojnë ndihmë financiare çdo të enjte ?Vizion Plus? dhe platformën ?Tring?.