Pas kthimit nga Samiti i Partive Popullore në Maltë, kreu i PD-se Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë, duke theksuar se nuk do të pranojë krijimin e një qeverie teknike fasadë, në çastet e fundit. Sipas Bashës, ndryshe nga çfarë pohoi Rama apo transmetuan mediat, opozita mori mbështetje nga aleatët europianë për kërkesat e saj për të garantuar zgjedhje te lira.
Basha: Bashkëpunim me Europol për shenjat e gishtave të politikanëve kriminelë
Basha ka shtuar dhe kërkesat për daljen nga kriza, ku veç qeverise teknike, deklaron se para zgjedhjeve do te behet edhe largimi i te gjithë krimineleve nga politika. Sipas Bashës, nga ish-shefi i Europol do të marrë një platformë për te marrë shenjat e gishtave të të gjithë politikanëve dhe të bëhet evidentimi i të gjithë atyre me precedentë penalë.
"Kthehem me një garanci nga Drejtori i përgjigjthëm i Europol, çdo kriminel do të largohet nga postet publike para se të nisin zgjedhjet. U them kriminelëve se nuk keni parë asgjë akoma. Nuk do të paguajmë miliona euro për të gjurmuar paratë që keni vjedhur, por në bashkëpunim me EUROPOL do ua gjurmojmë deri në ishuj, nuk ka vrimë miu që t?i fshihni paratë që ua morët shqiptarëve? Në këtë betejë kemi vënë zemrën tonë, cdo kriminel do largohet nga funksionet publike para se të ketë zgjedhje në këtë vend, ndaj me Rrosh e me Bush s?keni parë asgjë akoma. Shefave tuaj do ju jap edhe lajmin tjetër, që e keni marrë vesh dje në darkë ndoshta, ose keni mbetur pa gjumë, ose keni shtuar dozën", u shpreh Basha.