KRUJË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë në pyjet me pisha në hapësirën e fshatrave Halil, Zgërdhesh dhe Barkanesh në Krujë.
Zjarri ka rënë rreth orës 14:00 dhe është përhapur me shpejtësi për arsye dhe të erës së fortë që fryn nga veriu dhe po i afrohet banesave të fshatit Zgërdhesh.
Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, përveç zjarrfikëseve nga Kruja e Durresi kanë ardhur dhe mbi 100 forca të ushtrisë nga Tirana.
Personeli i Bashkisë Krujë dhe njësisë Fushë Krujë gjithashtu po angazhohen me mjete rrethanore për të izoluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Zjarrëfikësit thonë se zjarrvënia është e qëllimshme për të hapur territor për mbjelljen e bimëve të ndryshme.
Ndërsa një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e djeshme në Vaun e Dejes në Shkodër ku ka vijuar edhe gjatë natës duke djegur masivisht pyjet e Kreshtës.