Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prej 1 prillit hyn në fuqi ligji i ri italian për delokalizimin apo atdhesimin e operatorëve të call center i cili forcon masat për këto kompani. Efektet e tij janë ndjerë edhe në Shqipëri ku rreth 30 operatorë janë larguar nga tregu i punës. Ende ky ligj pritet me ndjeshmëri të lartë dhe këtë e pranon edhe Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Milva Ekonomi e cila thotë se qeveria shqiptare po zhvillon negociata me atë italiane. Ndërsa më së shumti do të preken operatorët informalë apo të vegjël të cilët nuk do të arrijnë të përballojnë taksimin e aktivitetit të tyre.
Ekonomi: Mënyra si ne po negociojmë dhe është e vazhdueshme duke hartuar dikur një letër, i është kaluar ambasadës italiane e cila ka bërë edhe ajo reflektimin e vet pranë qeverisë italiane për të parë këto ndryshime që po ndodhin në ligj dhe tani po vazhdon të punohet që të shikohet mundësia e një situatë që të jetë fituese-fituese për të dy palët në momentin që ligji do të hyjë në zbatim.
Në përgjigje të shqetësimit të shprehur nga operatorët turistikë për shkrehjen institucinale në këtë moment krize politike dhe prag zgjedhjes, ministrja Ekonomi thotë:
Ekonomi: Ai është një proces rregullimi tregu dhe në rregullimin e tregut gjithcka ka afatin e vet, nuk ka lidhje me faktin që jemi para zgjedhjeve apo para sezonit turistik. Është diçka që shkon në proces, në QKB ti regjistrohesh kurdo që të shkosh ta bësh këtë gjë, tek guida ti bën çertifikimin në momentin që ti je gati. Është e rëndësishme që këto procese kanë filluar në vend dhe po shkojnë përpara si të tilla dhe nuk kanë lidhje as me fushatën as me sezonin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/call-center-ekonomi-qeveria-ne-negociata-per-kompanite-e-medha/