Ora News – Kanabisi, 1299 efektivë policie në këmbë për të mbajtur Tiranën të pastër

2017-07-04 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Plot 85 raste të kultivimit të kanabisit janë regjistruar në qarkun e Tiranës përgjatë vitit që lamë pas. Shifrat u bënë me dije nga Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj gjatë një takimi për prezantimin e strategjisë antikanabis. Hodaj tha se janë proceduar dy kryepleq dhe janë asgjesuar 170 parcela kanabis. Ndërsa kërkoi angazhimin e nxënësve në fushatën sensibilizuese kundër kultivimit të kanabisit.
Hodaj: Policia e Tiranes ka filluar njekohesisht kontrolle permanente gjate dy muajve te fundit ne te gjitha zonat e evidentuara me rrisk, si ne malesite e Shengjergjit, Berzhites , Bovilles etj.. por jo vetem. Aktualisht janë angazhuar 349 grupe kontrolli, me 1299 efektivë, të cilët kanë realizuar gjithsej nga që prej fillimit të vitit e deri më tani rreth 2798 kontrolle. Jemi fokusuar ne kontrolle te ambjenteve te mbylluara si magazina, sera apo depo te ndryshme, dhe cdo kontroll eshte shoqeruar me fotografi te cilat administrohen ne dosjen e hapur per kete qellim.Pervec institucioneve të mësipërme që do te kene pergjegjesi konkrete në këtë fushat, kërkojmë ndihmën e shkollave dhe Drejtorisë Arsimore, ku gjej rastin ti falenderoj per disa nisma te meparshme qe kemi marre. I ftoj nxenesit e shkollave dhe mesuesit për tu bere pjese e fushates sensibilizuese se bashku me punonjësit e policise.
Ndërsa Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi u shpreh se qeveria ka miratuar tashme një plan strategjik i cili do t?i japë fund njëherë e mirë fenomenit,
Vorbsi: Është hartuar plani i përbashkët me inspektoriatin e mjedisit, pyjeve dhe ujërave me qëllim bashkëpunimin midis strukturave të drejtorisë së qarkut Tiranë dhe këtyre institucioneve. Synimi kryesor është që të koordinojmë veprimtarinë për të parandaluar dhe luftuar klutivimin e lëndëve narkotike në fondin pyjor dhe kullotat në qarkun e Tiranës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kanabisi-1299-efektive-policie-ne-kembe-per-te-mbajtur-tiranen-te-paster/