Bulevardi i ri drejt përfundimit - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ketë pjese veriore te kryeqytetit do te ndërtohet Tirana e Re. Projekti ka nisur me ndërtimin e bulevardit te ri, i cili po prek fundin e fazës se pare. Rreth 500 metrat e pare te bulevardit jane drejt përfundimit. segmenti është ne fazën e shtrimit me pllaka guri te hirta. Ndryshe nga pjesa tjetër e bulevardit ketu bimësia eshte e shtuar dhe e larmishme. Ndërsa trotuaret janë dyfish me te gjere. Krahas rrugës se makinave janë planifikuar korsi te dedikuara per transportin publik. Drejtori i përgjithshëm i projekteve strategjike Genci Kojdheli tregon per Vizion Plus disa nga detajet e këtij investimi. Karakteristike e kësaj zone veriore do te jene ndërtimet ne lartësi dhe sipërfaqet e gjelbra per banoret. Ende nuk kane nisur te jepen lejet e para te ndërtimit. Bashkia fton kompanitë te orientohen drejt kësaj zone. Edhe parkimi nëntokësor ne fillim te bulevardit është drejt përfundimit. Mbi 300 vende do te menaxhohen nga bashkia kundrejt tarifës 100 leke te rinj ora. Perdja e hekurt qe ndan dy bulevardet pritet te hiqet per 500 metrat e pare ne fund te majit, ndërsa i gjithë projekti përfundon ne vitin e ardhshëm.

Free Traffic Exchange