Asambleja e zgjeruar kombëtare e Partisë Socialiste për përgatitjet e zgjedhjeve do të zhvillohet në pallatin e sportit ?Asllan Rusi? ditën e dielë.
Një devijim ky i traditës shumë vjeçare ku kjo strukturë e rëndësishme vendimmarrëse e PS zhvillohej të shtunave dhe tek Xibraku.
Report tv ka mësuar se do të jetë kryetari i PS-së së Tiranës Saimir Tahiri i cili do të hapë mbledhjen, për t?u ndjekur më pas nga kryebashkiaku Veliaj dhe Edi Rama.
Në asamble do të ketë rreth 18 fjalime të të gjithë drejtuesve politikë në qarqe dhe sekretarëve të partisë.
Punimet do të mbyllën nga Olta Xhaçka, kryetarja e forumit të gruas dhe sekretarja për rininë Elisa Spiropali.
Në asamble do të vendoset formalisht dhe thirrja e kongresit zgjedhor të PS në 29 prill.
Ndërkohë që të gjithë diskutantët do të përcjellin mesazhe të forta politike, burime të Report tv pohojnë se mund të ketë dhe një ftesë të fundit për LSI-në për t?u bërë pjesë e koalicionit që në 1 prill mbush 4 vjeç.
Pjesëmarrës në asamble do të jenë të gjithë eksponentët kyç të fushatës deri në nivelin më të ulët, kryetarët e njësive administrative, 61 kryetarët partie, koordinatorët elektoralë dhe dixhitalë.