Petrit Vasili ka përgënjeshtruar kryeministrin Rama, dhe njësoj si Luan Rama një ditë më parë thotë se socialistët e kanë përzgjedhur kandidaturën që do të kërkojë votat e qytetarëve të Kavajës për të drejtuar bashkinë.
Ne deklaratën e tij si drejtues i LSI, ministri Vasili lë të kuptohet se arsyeja e vendimit për të mos marrë pjesë në zgjedhje është pikërisht fakti se nga aleati i tyre ka munguar dialogu për përzgjedhjen e kandidaturës.
Vasili: ?Luan Rama foli qartë. PS e ka zgjedhur ashtu kandidatin apo kandidaten vete siç bëri edhe 2 vjet më pare kur zgjodhi atë qe iku siç e dini për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit...?
Deklaratat që vijnë nga LSI vazhdojnë të krijojnë paqartësi nëse kjo force është për të vazhduar koalicionin pas përfundimit të marrëveshjes apo për tu ?divorcuar? nga socialistët.
E nesërmja e të shtunës është shënon 4-vjetorin e arritjes se marrëveshjes mes Ramës dhe Metës për të bashkuar në majtën në koalicion parazgjedhor, marrëveshje që u nënshkrua me bekimin e socialisteve evropianë ne 22 prillin e 2013 në Shkodër. Rama e ka ftuar Meten t?a rinovojnë atë, ndonëse eksponentë të PS thonë se zgjedhjet mund t?i fitojnë edhe vetëm, por nga kreu i LSI nuk ka ende vendim.
Tv Klan