Report TV - Tiranë, kanosi policin, Myslym Murrizi rrezikon 2.3 vite burg

2017-07-04 1

TIRANE-Policia ka shpallur në kërkim kryetarin e Partisë Demokratike të Lushnjës pasi një ditë më parë ofendoi një punonjës policie, për shkak se ky i fundit po i vendoste një gjobë për mos vendosje rripi.

Oficerët e policisë i shkuan mbrëmjen e djeshme në banesë, por edhe paraditen e sotme, por nuk e kanë gjetur 48-vjeçarin.

Mylsim Murrizi rrezikon gjobë por edhe burg pasi akuzohet për ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Kanosja për shkak të detyrës?. Këto vepra sipas Kodit Penal përbëjnë kundravajtje dhe rrezikohet burg deri në 2 vite e 3 muaj. Vepra penale ?Kanosje për shkak të detyrës? dënohet me gjobë deri në 2 vite burg, ndërkohë që mosbindja ndaj punonjësit të Policisë dënohet me gjobë deri në 3 muaj burg.

Policia ka tentuar të lidhet edhe nëpërmjet telefonit me Myslim Murrizin, i cili është shpallur në kërkim dhe po qëndron i fshehur për tu mos u arrestuar. Pavarësisht sharjeve që Myslim Murrizi i ka bërë punonjësit të policisë, ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim

Disa orë pasi vet kryetari i PD-së publikoi videon në rrjete sociale, u detyrua që të fshinte më pas.