Vetingu, Totozani: 84 kandidatë përmbushin kriteret - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Avokati i popullit Igli Totozani, nën monitorimin e ekspertëve të ONM-së, ka shpallur këtë të premte numrin e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret për të qenë pjesë e komisioneve të vetingut.?Pas përfundimit të këtij procesi rezulton se numri i kandidatëve që kanë plotësuar kriteret formale ka shkuar në 84. Ndërsa 109 kandidatë aplikantë nuk i kanë përmbushur kriteret formale.?Totozani sqaroi se kandidatet te cilët kane dorëzuar ne kohe dosjet, por ato janë vonuar nga posta, do te jene pjese e shqyrtimit.?Nëse në institucion, gjatë këtyre ditëve, do të mbërrijnë zarfe me dokumenta kandidatësh, që mbajnë vulën e postës me datën e dorëzimit brenda 27 Marsit, (që është edhe afati ligjor i pranimit të tyre), këto dokumenta do të konsiderohen të vlefshme, si dhe do t?i nënshtrohen procesit të vlerësimit nga ana jonë, së bashku me ekspertët e ONM-së.? Me mbylljen e këtij procesi hidhet një hap i rëndësishëm në krijimin e institucioneve të vetingut, ndonëse zbatimi i tij është bllokuar në parlament, për shkak të bojkotit të opozitës. Por megjithë vonesat, Totozani nuk e fsheh optimizmin:?Suksese Vetingut!Suksese reformës në Drejtësi!?