Opinion - Si mund te zgjidhe kriza? (30 mars 2017)

2017-07-04 0

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ben Blushi, Mark Marku, Ylli Manjani, Dashamir Shehi

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/opinion-si-mund-te-zgjidhet-kriza/

Deputeti Ben Blushi, ka deklaruar se LIBRA do të shkojë në zgjedhje e 18 qershorit edhe nëse PD nuk merr pjesë. Blushi tha se ?LIBRA është e detyruar të shkojë në zgjedhje sepse kur ajo u krijua nuk morri parasysh se çfarë do të bënte PD? për zgjedhjet. Por sipas Blushit nëse PD nuk shkon në zgjedhje, mund të kemi një qeveri ligjore, por jo morale dhe kjo do të fusë institucionet në krizë dhe vendin në kolaps ka deklaruar Blushi. Ben Blushi ka deklaruar se zgjedhjet mund të sigurohen nga drejtësia. Sipas Blushit numërimi i votave që të jetë i sigurt, duhet të bëhet nga prokurorët dhe gjykatësit. ?Unë, Dashi dhe shumë parti të tjera në Shqipëri dyshojmë që partitë e vjetra i numërojnë votat në mënyrë të drejtë, atëherë hajde kalojmë vettingun, dhe ta vëmë kusht që gjykatësit dhe prokurorët në Shqipëri të numërojnë votat. Ti numërojnë ata, a po zgjedhim gjykatës dhe prokurorë të rinj? Pse jo, bëhet, unë kam besim që nëse votojmë vettingun drejtësia do të dali garant për zgjedhjet?, është shprehur Blushi.

Mark Marku, sonte, në studion e emisionit ?Opinion? ka deklaruar se zgjedhje formale mund të ketë edhe pa opozitën, por nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Marku theksoi se nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje, do të thotë se cënohen standardet demokratike, por edhe pluralizmi politik në Kuvend gjë e cila është fituar në vitet ?90-të. Ai tregoi se pavarësisht anomalive që ka pasur sistemi demokratik në Shqipëri, pluralizmi ka qenë i garantuar madje në njëfarë mënyre edhe brenda partive. ?Rasti i partisë së Blushit është se pluralizmi u shkatërrua brenda partive, në kuptimin e mendimit të lirë, të fraksioneve etj?, tha Marku.

Ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani ka deklaruar në emisionin ?Opinion? se nuk ka zgjedhje pa opozitën. Manjani e ka konsideruar këtë një budallallëk sepse sipas tij zgjedhjet kanë palë, kur nuk ka palë, normal që nuk do të ketë zgjedhje ka thënë Manjani. ?Si mund të ketë zgjedhje pa opozitën? Kjo është budallallik. Votim mund të ketë, mund të bëhen emërime, por zgjedhje nuk mund të ketë,?është shprehur Manjani.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se Partia Demokratike, ndoshta pas 25 vitesh, në fund të cikëlit të saj, mund të dorëzohet dhe të mbyllë qepenin. Blushi tha se ekziston një pjesë e madhe e shoqërisë që nuk do të dorëzohet, ndërsa ai futet tek ajo pjesë. Sipas tij, Partia Demokratike mund të dorëzohet, mund të ndodhë që në fund të ciklit të saj 25-vjeçar, ajo thotë nuk vazhdoj më dhe nuk jam më në garë. ?Në fakt mund t?a thotë, nuk hyn në garë dhe mbyll qepenin e partisë?, tha Blushi.
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se janë tre palë që mund të thërrasin një tryezë për të negociuar këtë krizë. B...

Free Traffic Exchange