Report TV - Vettingu, kriteret i plotësojnë 84 kandidatë, listat dorëzohen te ONM

2017-07-04 0

Avokati i Popullit përfundoi punën për rivlerësimin e dokumentacionit të dorëzuar për plotësimin e kritereve ligjore nga 103 aplikantë për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Në përfundim të procesit të vlerësimit të dokumentacionit vetëm 84 kandidatë plotësojnë kriteret e vendosura.

Për 27 vendet në organet e vetting-ut kishin aplikuar 193 kandidatë.