Report TV - Idrizi: Partitë vetëm në zgjedhje Rama-Basha të ulen për krizën

2017-07-04 0

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi zhvilloi një takim me strukturat dhe simpatizantët në Librazhd, ndërkohë kërkoi që të ulen në një tavolinë Rama me Bashën, që ti japin zgjidhje krizës dhe të bëjnë një pakt të madh kombëtar. Përsa i përket fenomenit të blerjes së votave, Idrizi tha se propozojmë që një grup prokurorësh specialë të jetë pranë KQZ-së.

?Problemet e politikës nuk janë hallet e qytetarëve. Shumë e vështirë është sot që të ulen politikanët shqiptarë bashkë, por po ulen kosovarët me serbët, ndërkohë që po bëhen gati partitë politike maqedonase kundër shqiptarëve dhe ne si shqiptarë nuk ulemi dot bashkë me njëri-tjetrin.